​Jashari: Shqipëria dhe FARSH-i janë partner i rëndësishëm i Kosovës dhe FSK-së

Aktuale

​Jashari: Shqipëria dhe FARSH-i janë partner i rëndësishëm i Kosovës dhe FSK-së

Më: 13 maj 2022 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur Komandantin e Forcave Tokësore të Republikës së Shqipërisë Gjeneral brigade, Arben Kingjin, ku janë diskutuar fushat e bashkëpunimit me qëllim të rritjes së numrit të aktiviteteve bilaterale mes FARSH-it dhe FSK-së duke përfshirë trajnimin, edukimin, ushtrimet e përbashkëta si dhe aktivitete të tjera me ushtritë e shteteve mike.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka falënderuar gjeneral Kingjin për vizitën dhe njëkohësisht i ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e tij për ngritjen e bashkëpunimit midis dy ushtrive. 

Sipas një komunikate, gjeneral Jashari me këtë rast ka deklaruar se Shqipëria dhe FARSH-i, si anëtarë të NATO-s, janë partner i rëndësishëm i Kosovës dhe FSK-së në rrugën drejt integrimit në NATO. 

Në fund dy gjeneralët u dakorduan se partneriteti ndërmjet ushtrive tona është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e regjionit, veçanërisht në ambientin e ndjeshëm aktual të sigurisë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat