Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj

Aktuale

Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj

Më: 6 maj 2024 Në ora: 18:52
Shkurte Ramadani

Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u bë i ditur nga familjarët të cilët kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur.

“Vajza është 30 vjeçare, ka të veshur pizhame të bardha me lule jorgovan. Banon në rrugën “Ramadan Ferizi” në Ferizaj. Emri i sajë është Shkurte Ramadani. Ka dal nga shtëpia sot rreth orës 8:30 dhe nuk po mundemi ta gjejmë. Ajo vuan nga depresioni. Rastin e kemi lajmëruar edhe në polici por ende nuk ka asnjë shenjë nga ajo.

“Lusim të gjithë ata që rastësisht mund ta shohin të na lajmëroi në telefonin 044 667 964 ose stacionin më të afërt të policisë” ka njoftuar motra e të zhdukurës.

Image
Njoftimi nga familjarët

Derisa lajmin e ka publikuar në rrjetet sociale edhe vëllai i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat