Profesori universitar kujton intervisten me Dimal Bashën: Ai ka pranuar një rol të ndyrë

Aktuale

Profesori universitar kujton intervisten me Dimal Bashën: Ai ka pranuar një rol të ndyrë

Nga: H.O. Më: 6 maj 2024 Në ora: 21:00
Postimi nga Milazim Krasniqi

Profesori universitar Milazim Krasniqi në një postim të tij në Facebook shkruan se nuk duhet marrë me deputetin Dimal Basha. Sipas tij, ai po e kryn vetëm detyrën që ka marrë nga shefat e tij.

Profesor Krasniqi kujton kohën kur Basha ishte gazetar dhe sipas tij, së shpejti do të kthehet në këtë profesion, pasi t’i faturohen të gjitha fajet dhe të hedhet në rrugë.

Postimi i plotë:

Mos u merrni kaq seriozisht me Dimalin, more. Ai po e kryen një detyrë që ia kanë dhënë shefat e partisë. Dimali vetë nuk do të bënte këso marrëzira, sepse ai ka qenë vetë gazetar. Mbaj mend një intervistë timen të mirë me të në rrokum tv. Mua më dhimbset vetëm pse ka pranuar atë rol të ndyrë. Ai shpejt do të kthehet në gazetari, sepse pasi ta shfrytëzojnë brutalisht, do t’ia faturojnë të gjitha fajet dhe do ta hedhin në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat