Spahiu: Kosova rrezikon shumë nëse humbet shansi tani për anëtarësim në KiE

Aktuale

Spahiu: Kosova rrezikon shumë nëse humbet shansi tani për anëtarësim në KiE

Më: 7 maj 2024 Në ora: 21:40
Nexhmedin Spahiu

Ministrat e Punëve të Jashtme të 46 vendeve anëtare të Këshillit të Evropës do të mbajnë sesionin e tyre vjetor më 17 maj 2024, në kuadër të 75-vjetorit të Organizatës. E sipas raportimeve në media thuhet se Kosova nuk do të jetë pjesë e agjendës në diskutimet e radhës.

E  profesori universitar Nexhmedin Spahiu tha se në qoftë se kjo do të ndodhë atëherë sipas tij, Kosova do të rrezikonte shumë po të humbiste këtë shansë.

Madje sipas tij, ky vendim do të vinte si pasojë e presionit të nga shtetet e fuqishme për themelimin e Asociacionit.

“Nëse nuk është vendosur në rend të ditës kjo do me thënë që shtetet e fuqishme kanë ndiku që të mos vendoset në rend të ditës. Se a vendoset ajo në rend dite nuk vendos as Maqedonia as Shqipëria as Sllovenia, do me thënë de facto se de jure do me thënë rendi i ditës bëhet dhe propozohet nga gjithë ata që janë, por dihet aty kush ka fjalën kryesore. Edhe nëse kjo nuk ka ndodhur do të thotë duhet të ketë pasur një arsye,  e arsye mund të jetë kjo që presioni ndaj Kosovës që të ecë me Asociacionin me procedu në Gjykatën Kushtetuese edhe si gjest i vullnetit të mirë, se Kosova po shkon drejtë realizimit të marrëveshjes dhe si një hap qo i jep mundësinë Francës, Gjermanisë dhe vendeve të tjera me i bë presion më të madh Beogradit”, tha Spahiu.

Më tej, shtoi se Kosova rrezikon të humbë shumë për arsye se mbledhje të Këshillit në KiE mund të mos ketë deri pas një viti, e që sipas tij, deri atëherë mund të ndryshonte shumëçka.

“Tash mbetet të shihet do me thënë kur është mbledhja e ardhshme por nëse mbledhje të ardhme ka tek mbas një viti për këtë, atëherë Kosova rrezikon shumë në rast se mbetet pas një viti, sepse pas një viti mundet me hy shumë ujë nën urë. Pra mund të ndryshojnë shumë gjërat, kjo mund të ndryshojë pas një viti nëse humbet kjo shansë tani”, shtoi Spahiu.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti, tha të hënën se procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, nuk duhet të përzihet me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE).

Sipas tij, nëse përzihen, dëm do t’i shkaktohej edhe dialogut për normalizimin e marrëdhënieve që zhvillohet në Bruksel, edhe Këshillit të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat