Krenar Shala për anëtarësimin në KiE: Mund të dështojë, s’është aq e lehtë

Aktuale

Krenar Shala për anëtarësimin në KiE: Mund të dështojë, s’është aq e lehtë

Më: 8 maj 2024 Në ora: 00:04
Krenar Shala

Ka përfunduar takimi i sotëm në Strasburg i zëvendësministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të Këshillit të Europës pa e futur në agjendë kërkesën e Kosovës për anëtarësim për mbledhjen e ardhshme të Komitetit të Ministrave këtë muaj.

Gjermania dhe Franca tanimë kanë hedhur si kusht që Kosova të bëjë hapa të prekshëm për Asociacionin në këmbim të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Komentatori politik Krenar Shala ka thënë se kërkesa gjermano-franceze është e papritur.

“Deri para dy-tri ditësh menduam se rruga drejt Evropës mund të shkojë lehtësisht dhe çdo gjë mund të përfundojë suksesshëm. Papritmas deklaratat e Francës dhe Gjermanisë e kuptojë se ndoshta edhe nuk është aq e lehtë rruga dhe mund të dështojë, sepse qeveria do ta plotësojë kushtin e këtyre dy vendeve”, ka thënë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat