Departamenti Amerikan i Shtetit jep detaje të takimit Allen-Osmani

Aktuale

Departamenti Amerikan i Shtetit jep detaje të takimit Allen-Osmani

Më: 19 maj 2024 Në ora: 19:42
Pamje nga takimi Allen dhe Osmani

Nënsekretarja amerikane për Diplomaci Publike, Liz Allen, ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një komunikate ka dhënë detaje të takimit.

Siç njoftohet, nënsekretarja dhe presidentja diskutuan për prioritetin strategjik për avancimin e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike dhe rëndësinë e koordinimit të ngushtë për arritjen e këtij qëllimi.

Allen theksoi përfitimet e integrimit ekonomik rajonal dhe rëndësinë e vlerave evropiane dhe transatlantike si të drejtat e pakicave dhe liria e medias.

Po ashtu u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi (MOU) për të forcuar bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës për të luftuar manipulimin e informacionit nga shteti i huaj.

Kosova është vendi i pesëmbëdhjetë në Evropë, Afrikë, Azinë Lindore dhe Amerikën e Veriut që miraton Kornizën e Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Kundër Manipulimit të Informacionit të Shtetit të Huaj.

Këto vende janë bashkuar në njohjen e përbashkët se manipulimi i informacionit të shtetit të huaj, i cili përfshin dezinformimin dhe propagandën, është një kërcënim i sigurisë transnacionale që mund të krijojë ose të shfrytëzojë përçarje brenda dhe midis vendeve, të rrezikojë integritetin zgjedhor dhe të minojë besimin e publikut në qeveri.

Nëpërmjet këtij MM, Shtetet e Bashkuara dhe Kosova synojnë të zgjerojnë shkëmbimin e informacionit, të ndërtojnë kapacitete për programim kritik kundër dezinformimit dhe të harmonizojnë politikat e qeverisë rreth pesë fushave kyçe të veprimit të përcaktuara në Kornizë.

Ky bashkëpunim i zgjeruar dypalësh ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës për të luftuar manipulimin e informacionit nga shtetet e huaja, avancon interesin e përbashkët të dy vendeve për të siguruar një ekosistemin global të informacionit të lirë, të hapur dhe të bazuar në fakte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat