Vdes në moshë të re sportisti i Kosovës! Ramadani: Ah bre shoku

Basketboll

Vdes në moshë të re sportisti i Kosovës! Ramadani: Ah bre shoku

Nga: K. Goca Më: 7 maj 2024 Në ora: 11:42
Tahir Murati

Ish basketbollisti i Dritës së Gjilanit, Tahir Murati, ka ndërruar jetë në moshë të re, 49 - vjeçare.

Komuniteti sportiv i Gjilanit dhe në tërësi të Kosovës, është i tronditur me lajmin për ikjen në amshim të ish basketbollistit të gjeneratës së sakrificës në rezistencë ndaj regjimit serb.

Ish basketbollisti Nexhat Ramadani, është i tronditur me ikjen në amshim të bashkëlojtarit të dikurshëm dhe shokut të tij.

Image

Tahir Murati, i katërti ulur

 “Ah bre shoku Tahir Murati na lë shumë herët, do të kujtojmë më shumë mall ishe po aq i dashur për të gjithë ata që të njohën e punuan  me ty. 

Ngushëllime familjes të qoftë dheu i lehtë kampion”, ka shkruar Ramadani në profilin e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat