Fury hap polemika dhe çudit me deklaratë: Gjyqtarët ia dhanë fitoren, ja pse

Boksi

Fury hap polemika dhe çudit me deklaratë: Gjyqtarët ia dhanë fitoren, ja pse

Më: 19 maj 2024 Në ora: 13:20
Pamje nga meçi

Fury dhe Usyk kanë ofruar për të apasionuarit e boksit një përballje nga ato që rrallë harrohen.

Boksieri ukrainas ka dalë triumfues në duelin e titanëve, i cili zgjati plot 12 raunde.

Dy boksierët më të mirë të peshave të rënda vinin të pamposhtur në këtë sfidë, por në fund vetëm Usyk-u arriti të mbante në 0 numrin e humbjeve.

Fury mori humbjen e parë në karrierë, teksa dy prej tre gjyqtarëve të ndeshjes vendosën t’i jepnin fitoren boksierit ukrainas. Momenti më i rëndësishëm për triumfin e Usyk-ut ishte në raundin e 9, kur hodhi “knock doën” kundërshtarin.

Ndërkohë, të dy boksierët ranë dakort që të përleshen sërish me njëri-tjetrin, teksa kjo pikë është e parashkruar edhe në kontratë.

Por pas ndeshjes, Fury nuk e pranoi humbjen dhe shkaktoi shumë polemika me deklaratën.

“Unë besoj se e fitova këtë ndeshje, ai mori vetëm disa raunde, por unë shumicën e tyre.

Patëm një ndeshje të madhe.

Vendi i Usyk është në luftë dhe njerëzit simpatizojnë vende të tilla, unë mendoj se e fitoja këtë ndeshje”, tha Fury..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat