Mesazhi i koduar i Luana Vjollcës

Bota e Yjeve

Mesazhi i koduar i Luana Vjollcës

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 22:13
Luana Vjollca

Prej disa ditësh po raportohet sa i përket largimit të Luana Vjollcës nga Top Channel.

Prezantuesja ndryshe nga verat paraprake, këtë fund-gushti nuk po shihet në zyret e televizionit, siç bënte rëndom.

Pas shkrimeve të vazhdueshme duke ngritur hamendësime përmes portalit të saj se do jetë drejtuesja e “Big Brother VIP”, tashmë kur është zyrtarizuar Arbana, mbetet e paqartë e ardhmja e Luanës në logon televizive në të cilën nisi karrierën në adoleshencë.

Teksa mediat online po shkruajnë për të, Luana ka bërë një postim që duket të mos jetë rastësi por është hedhur sikur për të treguar me mesazh të koduar se “ka diçka të re”.

“Pa hë çfarë ka të re?” – shprehet Luana.

Çfarë mund të ketë? Një projekt të ri për 30-vjetor përshembull?

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat