Putin urdhëron stërvitje bërthamore

Bota

Putin urdhëron stërvitje bërthamore

Më: 6 maj 2024 Në ora: 10:06
Vladimir Putin

Kërcënime bërthamore janë bërë nga diktatori i Kremlinit, Vladimir Putin (71), i cili ka urdhëruar stërvitje bërthamore me ushtarë pranë kufijve të Ukrainës. Agjencia e lajmeve të Kremlinit, "Tass", raporton se Shtabi i Përgjithshëm ka filluar përgatitjet për këto stërvitje, të cilat përfshijnë njësitë e raketave, si dhe forcat ajrore dhe ato detare.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka shpërndarë një deklaratë ku thuhet se qëllimi i këtyre stërvitjeve është të rrisë gatishmërinë e forcave ruse jo-strategjike bërthamore për të kryer operacione luftarake. Kjo veprimtari është si përgjigje ndaj "deklaratave provokuese dhe kërcënimeve të zyrtarëve perëndimorë".

Ndërkohë, Ministria e Luftës e Putinit ka bërë të ditur se stërvitjet do të zhvillohen së shpejti. Në këto stërvitje do të përfshihen njësitë që do të marrin pjesë në një sërë masash për të trajtuar praktikisht çështjet që lidhen me përgatitjen dhe përdorimin e armëve bërthamore jo-strategjike.

Në këtë kontekst, stërvitjet bërthamore të Rusisë shihen si një lëvizje për të demonstruar fuqinë dhe kapacitetet e saj bërthamore në arenën ndërkombëtare, duke shtuar tensionet në një periudhë tashmë të ndezur me konflikte dhe pasiguri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat