Kremlini: Ne zgjedhim presidentin tonë, nuk ndikohemi nga të tjerët

Bota

Kremlini: Ne zgjedhim presidentin tonë, nuk ndikohemi nga të tjerët

Më: 7 maj 2024 Në ora: 15:08
Dimitry Peskov

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka folur për gjendjen e demokracisë në Rusi dhe mungesën e opozitës gjatë zgjedhjeve presidenciale të marsit.

Ai u pyet nga SkyNews se pse udhëheqësit perëndimorë dhe qeveritë perëndimore besojnë se Vladimir Putin e ka kthyer Rusinë në një diktaturë.

“Ky nuk është rasti. Është thjesht propagandë, është propagandë e vrazhdë, asgjë tjetër”, ka thënë Peskov.

Ai vazhdoi duke thënë se Rusia është  “thjesht demokratike”, duke shtuar: “Ne zgjedhim pushtetin tonë. Ne zgjedhim presidentin tonë. Ne votojmë për presidentin ose nuk duam të votojmë për presidentin. Dhe ne këmbëngulim që kemi të drejtën ta bëjmë ashtu siç duam ta bëjmë”, ka thënë Peskov.

Duke shtuar, se nuk duan që një vend i tretë të ndërhyjë në zgjedhjet tyre dhe preferencat që kanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat