Ndëhyrja e mundshme në Rafah, shefi i OKB-së: Një fatkeqësi politike dhe një makth humanitar

Bota

Ndëhyrja e mundshme në Rafah, shefi i OKB-së: Një fatkeqësi politike dhe një makth humanitar

Më: 7 maj 2024 Në ora: 16:21
Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha të martën se i bëri thirrje Izraelit dhe Hamasit që të mos kursejnë asnjë përpjekje për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe paralajmëroi Izraelin se një sulm në Rafah do të ishte “një gabim strategjik, një fatkeqësi politike dhe një makth humanitar”.

“Jam i shqetësuar nga aktiviteti i mundshëm ushtarak në Rafah,” u tha Guterres gazetarëve.

“Mbyllja e të dy vendkalimeve Rafah dhe Karem Shalom është veçanërisht e dëmshme për një situatë tashmë të rëndë humanitare.

Ato duhet të rihapen menjëherë”, ka thënë Guterres, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat