Merren peng nga forcat ruse 92 punonjës të termocentralit të Çernobilit

Evropë

Merren peng nga forcat ruse 92 punonjës të termocentralit të Çernobilit

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 22:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Plot 92 punonjës të termocentralit të Çernobilit po mbahen peng nga forcat ruse.

Lajmin e ka bërë me dije ambasadorja e Ukrainës në SHBA, Oksana Markarova, gjatë një konference për shtyp në Uashington. 

“Për shkak se personeli i termocentralit po mbahet peng, ata nuk janë në gjendje të punojnë me turne dhe të ndjekin rregullat strikte që kërkon termocentrali” tha ajo.

Ajo bëri me dije se Ukraina po u drejtohet të gjithë rregullatorëve bërthamorë dhe vendeve të tjera për t'i paralajmëruar ata për situatën në Çernobil.

“Ne po mundohemi të jemi shumë të përgjegjshëm dhe të kujdesshëm që të mos ketë dëmtime. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Federatën Ruse”- tha ajo.

Shtëpia e Bardhë dënoi të enjten Rusinë për marrjen peng të stafit civil të objekteve të energjisë së Çernobilit në Ukrainën veriore dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat