Ruben Neves lë Wolves dhe shkon në Arabinë Saudite

Futboll

Ruben Neves lë Wolves dhe shkon në Arabinë Saudite

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 23:11
Ruben Neves

Mesfushori i Portugalisë dhe i Wolverhampton Wanderers, Ruben Neves i është bashkuar Al Hilalit, ka njoftuar të premten klubi i Arabisë Saudite.

Mesfushori largohet nga Wolves pas gjashtë vitesh në klub.

Pas bashkimit me klubin anglez nga Porto në vitin 2017, Neves në 253 paraqitje në të gjitha garat me Wanderers ka shënuar tridhjetë gola.

"Çfarë udhëtimi i pabesueshëm! 

Një falënderim i madh për çdo person me të cilin pata mundësinë të punoja, çdo moment ishte i paharrueshëm", ka thënë Neves.

Neves, i cili ka luajtur dyzet herë me Portugalinë, do të takohet në ligën saudite me bashkatdhetarin e tij Cristiano Ronaldo, i cili iu bashkua Al-Nassrit në dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat