Kristian Shpendi godet përsëri

Futboll

Kristian Shpendi godet përsëri

Më: 5 maj 2024 Në ora: 21:44
Kristian Shpendi

Kristian Shpendi vazhdon të shënojë dhe është përsëri protagonist me Çezenën duke e ndihmuar këtë të fundit të hedhë një hap drejt një objektivi simbolik, por të rëndësishëm për imazhin e klubit.

Sulmuesi shqiptar i ka dhënë skuadrës së tij fitoren në ndeshjen e parë të Superkupës së Serisë C, asaj që përcakton se kush është kampionia e kësaj kategorie në futbollin italian.

Çezena, Mantova dhe Juve Stabia, tre skuadrat fituese të grupeve përkatëse në Serinë C, ndeshjen me sistem grupi për të përcaktuar se cila prej tyre do të jetë kampione e kategorisë, edhe pse të tre ekipet e kanë siguruar matematikisht ngjitjen në Serinë B në edicionin e ardhshëm.

Çezena fitoi 2-1 në fushën e Mantovës ndeshjen e parë pikërisht falë goli të golashënuesit Shpendi në minutën e 93-të të sfidës, kur sulmuesi ndali mirë një top me gjoks në zonë dhe pastaj me një goditje fluturimthi mposhti portierin vendas. Ai i dha kështu tre pikët e para skuadrës dhe një avantazh të rëndësishëm për ndeshjet e tjera të këtij miniturneut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat