Borusia Dortmund do të udhëtojë drejt Parisit për ndeshjen e të martës në Ligën e Kampioneve pa një prej futbollistëve të rinj të talentuar të klubit gjerman. Kjell Uatjen debutoi këtë fundjavë ndaj Augsburgut dhe ishte ai iu cili dha asistin për golin e Marko Rojs.
Por lojtari 18-vjeçar i cili vlerësohet shumë nga klubi, nuk mund të jetë në gatishmëri për sfidën e të martës, për shkak të një provimi matematike që ka në të njëjtën ditë në shkollë të mesme, të cilën e ndjek aktualisht.
“Ai kishte momente shumë të mira në ndeshje. Për fat të keq, nuk mund të jetë në dispozicion tonë të martën.
Ka një arsye të thjeshtë: ai ka një provim”, tha trajneri Edin Terziç.
Kjo nuk është hera e parë që Uatjen kalon shkollimin në plan të parë. Në nëntor ai hoqi dorë nga pjesëmarrja me përfaqësuesen U17 të Gjermanisë në Kupën e Botës në Indonezi, ku më pas kjo përfaqësuese u shpall Kampione Bote.