Milan me sytë nga Portugalia

Futboll

Milan me sytë nga Portugalia

Më: 7 maj 2024 Në ora: 12:04
Conceicao

Trajneri i ardhshëm i Milan vjen nga Portugalia.

Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Sergio Conceicao, që aktualisht drejton ekipin e Porto.

Ish-lojtari i parma, Inter dhe Lazio mund të ulet në stolin e kuqezinjve edhe pse për të nuk ka për të qenë aspak e lehtë.

Conceiçao ka një kontratë deri në vitin 2028 me Porto, kontratë e nënshkruar me ish-presidentin e këtij klubi, Ponto da Costa. Prej pak ditësh, në krye të klubit është André Villas-Boas, me të cilin trajneri ka lënë një takim për të diskutuar për të ardhmen e tij.

Objektivi, për të kuptuar nëse ka shanse për të vazhduar së bashku.

Nuk është e sigurt se çfarë do të ndodhë në atë takim, por Sergio Conceicao mendon se ka një shans të shkëlqyer dhe agjenti i tij Jorge Mendes po punon për të. Të drejtosh Milan nuk është një shans që të vjen shpesh.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, trajneri portugez vlerësohet nga tifozët e Milan për përvojën e tij në Champions League dhe cilësitë e tij drejtuese. Kjo e vë atë në “pole” para kandidatëve të tjerë, por ai duhet fillimisht të zgjidhë kontratën me Porto.

Për sa i përket mIlan, kërkesat e tij janë brenda parametrave: 4 milionë euro në sezon, shifër që parashikon klubi kuqezi, shifër që merr edhe Pioli.

Ky i fundit duket i destinuar të largohet edhe pse është ende nën kontratë, ndaj Milan po mundohet të gjejë një zgjidhje me trajnerin aktual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat