Skuadra e njohur angleze e do sulmuesin shqiptar

Futboll

Skuadra e njohur angleze e do sulmuesin shqiptar

Më: 7 maj 2024 Në ora: 16:28
Ernest Muçi

Aston Villa nuk ka hequr dorë nga transferimi i Ernest Muçit.

Mësohet se skuadra turke Beshiktash kërkon 20 milionë euro për lirimin e futbollistit të Shqipërisë.

Muçi 23-vjeçar në shkurt iu bashkua ekipit turk për tetë milionë euro.

Ai ka kontratë deri në vitin 2027 me Beshiktashin, ekip për të cilin ka shënuar tri gola në 11 paraqitje në kampionatin e Turqisë.

Pjesë e Beshiktashit është edhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica.

Pas 35 xhirove të zhvilluara në kampionatin turk, Beshiktash e sheh veten në pozitën e pestë me 54 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat