Dortmundi shkakton senzacion, PSG godet shtyllat e tërthorëset 

Futboll

Dortmundi shkakton senzacion, PSG godet shtyllat e tërthorëset 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 7 maj 2024 Në ora: 21:08 Përditësuar në ora: 22:50 më 07.05.2024
Dortmundi

PSG eliminohet

Dortmundi ka treguar lojë me zemër dhe iu shpagua, duke u kualifikuar në finalen e madhe të Champions League.

Dortmundi e ka mposhtur me rezultat 1:0 PSG-në stadiumin “Parc des Princes” në Paris. 

Edhe ndeshjen e parë e ka fituar skuadra gjermane me 1:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 2:0 është kualifikuar në finalen e madhe.

PSG - Dortmund 0:1

Shënues; Hummels (50').

Kartona të verdhë: Dembele, Hakimi - Sabitzer, Hummels..

PSG:  Donnarumma - Hakimi, Marquinhos, Lucas Beraldo, Nuno Mendes - Vitinha, Zaire-Emery (Lee Kang-In 76'), Fabian (Asensio 63')- Dembelé, Goncalo Ramos (Barcola  63') dhe Mbappe.
Dortmundi: Kobel - Ryerson, Hummels, N. Schlotterbeck, Maatsen - Can, Sabitzer, Brandt (Nmecha 85'), Sancho (Sulo 67'), Adeyemi (Reus 56') dhe Füllkrug.

Mbappe, Dembele, Vitinha, Hakimi me shokë, nuk e thyen mbrojtjen e fortë të skuadrës gjermane. 

Edhe shtyllat e tërthorëset ishin aleatë i padiskutueshëm i Dortmundit. 

PSG e pafat, goditi dy shtylla e dy tërthorëset të Dotmundit.

Në minutën e 35-të, futbollisti i Dortmundit shpërdoroi rastin më të mirë deri me tash, goditja e tij u ndal nga portieri Donnaruma,

Në pjesën e dytë, në minutën e 47-të, shtylla e majtë pingule aleat i Dortmundit, pasi që Zaire-Emery nga afërsia nuk shënoi.

Në minutën e 50-të, mbrojtja e PSG-së nuk reagoi si duhet dhe Mats Hummels nga afërsia shënoi me kokë për 0:1. 

Nuno Mendes (PSG) në minutën e 61-të lëshon një gjuajtje të jashtëzakonshme nga distanca, por u ndal nga shtylla!
Në minutën e 86-të, Mbappe i pafat, goditja e tij u ndal nga tërthorësja.  

Në minutën e 88-të, Vitinha goditi bukur por sërish tërthorësja e shpëton Dortmundin.

Në minutën e 90+1, PSG kërkoi penallti pasi që sipas tyre, u pengua Mbappe, por gjyqtari nuk e referoi.

PSG eliminohet, ndërsa Dortmundit e pret fituesin e takimit të nesërm mes Real Madridit dhe Bayern Munihut.

Dortmundi në finale

(E plotësuar) - 88’ Vitinha goditi bukur por sërish tërthorësja e shpëton Dortmundin.  

86' Dortmudni afër finales. Në minutën e 86-të, Mbappe i pafat, goditja e tij u ndal nga tërthorësja.  

PSG - Dortmund 0:1

Shënues; Hummels (50').

Kartona të verdhë: Dembele, Hakimi - Sabitzer, Hummels..

PSG:  Donnarumma - Hakimi, Marquinhos, Lucas Beraldo, Nuno Mendes - Vitinha, Zaire-Emery (Lee Kang-In 76'), Fabian (Asensio 63')- Dembelé, Goncalo Ramos (Barcola  63') dhe Mbappe.
Dortmundi: Kobel - Ryerson, Hummels, N. Schlotterbeck, Maatsen - Can, Sabitzer, Brandt (Nmecha 85'), Sancho (Sulo 67'), Adeyemi (Reus 56') dhe Füllkrug.

80' Pak shpresa për kampionin e Francës.

74' Lujë e shpejt por verdhezinjtë po tregojnë zemër të madhe.71' PSG nuk ka formulë për gol.

67' PSG ka shtuar presionin.

64' Dortmundi në epërsi.

61’ Nuno Mendes (PSG) lëshon një gjuajtje të jashtëzakonshme nga distanca, por ndalet nga shtylla!

60' Mbappe pa zgjidhje deri me tash.55' PSG kurrë më në presion se tani.

50’ Mbrojtja e PSG-së nuk reagoi si duhet dhe Mats Hummels nga afërsia shënoi për 0:1.  

47' Lojë e mirë. Shtylla pingule aleat i Dortmundit, pasi që Zaire-Emery nga afërsia nuk shënoi.

Ka përfunduar pjesa e parë, PSG - Dortmund 0:0.2' Vitinha tenton por pa sukses.

40' Pak minuta deri në fund të pjesës së parë.

36’ Dembele i PSG-s[ mjaft i angazhuar dhe i rrezikshëm por pa sukses deri me tani.

35’ Futbollisti i Dortmundit Adejemi shpërdoroi rastin më të mirë deri me tash, goditja e tij u ndal nga portieri Donnaruma,32’ PSH po e kërkon golin por po has në mbrojtje të fortë.

27’ Dortmundi po luan me sukses në mbrojtje dhe nuk po lejon vendasit të janë të rrezikshëm para 16-shit.

23' Edhe m ë tej pa gola.

19' Dortmundi ka epërsinë me rezultat 1:0 nga ndeshja e parë dhe synon finalen e madhe.

15' Ndeshje e fortë.11' Pa ndryshim rezultati.

7' PSG ka iniciativën.

5' PSG tenton golin.

2' Ndeshje e mirë.

Emocione

Gjithçka gati për biletën e parë të finales së Ligës së Kampioneve, zbulohen rreshtimet e PSG dhe Borusia Dortmund

PSG dhe Borusia Dormtund do të caktojnë sot mes tyre kush merr biletën e parë për finalen e Ligës së Kampioneve të këtij edicioni. Klubi francez duhet të përmbysë rezultatin e sfidës së parë, ku gjermanët triumfuan me avantazhin minimal 1-0.

Skuadra vendase shihet nga të gjithë si favorite për të shkuar në finale, por duhet ta tregojë në fushën e lojës pas një ndeshje të parë ku shfaqi vështirësi në finalizimin e aksioneve që krijoi. Ndoshta kjo është arsyeja pse Luis Enrike ka vendosur të aktivizojë Gonçalo Ramos nga minuta e parë në qendër të sulmit në vend të Barkola.

Ndërkaq, në radhët e gjermanëve, vihet re mungesa e Guerreiros së dëmtuar. Ashtu si në ndeshjen e parë, do të jetë Fyllkryg në majën e sulmit, me dyshen Sanço-Adejemi në mbështetje të tij.

FORMACIONET ZYRTARE

PSG: Donaruma, Hakimi, Markinjos, Beraldo, N. Mendes, Zaïr-Emeri, Vitinja, F. Ruiz, Dembele, G. Ramos, Mbape.
Trajner: Luis Enrike

BORUSIA DORTMUND: Kobel, Shloterbek, Humels, Matsen, Rajerson, Brandt, Xhan, Sabitzer, Sanço, Adejemi, Fyllkryg
Trajner: Edin Terziç.

PSG - Dortmund

PSG zbret në fushën e “Parc des Princes” këtë mbrëmje me synimin e qartë: të përmbysje humbjen 1-0 të një jave më parë në Dortmund dhe të luajë finalen e Championsit.

Luis Enrique është i bindur se skuadra e tij i ka të gjitha mjetet për të fituar para publikut vendës. Lucas Hernandez do të mungojë, pasi i është nënshtruar një operacioni në Austri për një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e majtë.

PSG ëndërron finalen e saj të dytë të turneut pas asaj që humbi kundër Bayernit në gusht të katër viteve më pare, në Lisbonë, në një stadium bosh “Da Luz”, për shkak të rregulloreve të rrepta anti-Covid.

Gjyqtar kryesor në këtë ndeshje do të jetë Orsato, me një trupë tërësisht italiane edhe në VAR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat