Djali i ish-futbollistit të Premier firmos kontratë profesionale me Liverpoolin

Futboll

Djali i ish-futbollistit të Premier firmos kontratë profesionale me Liverpoolin

Më: 7 maj 2024 Në ora: 21:16
Keyrol Figueroa

Liverpooli e ka lidhur me kontratë të re djalin e njërit prej ish-lojtarëve të Premier pasi ai shënoi 90 gola brenda një sezoni në kategoritë e grupmoshave. Keyrol Figueroa, një sulmues 17-vjeçar, ka fituar reputacion të madh brenda akademisë së Liverpoolit, teksa shumë persona kanë parashikuar se ai do të jetë ylli i ardhshëm në ‘Anfield’.

Klubi ka njoftuar zyrtarisht sot (e martë) se Figueroa ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale. Figueroa iu bashkua Liverpoolit në grupmoshat U14 dhe ka qenë një golashënues gjakftohtë gjatë gjithë kohës. Së fundmi ai u rikthye nga një lëndim me gol të shënuar ndaj Wolvesit.

Për më shumë, Figueroa i ka dëshmuar aftësitë e tij të shënimit me një sezon të cilin e përfundoi me 90 gola të shënuar teksa përfaqësonte grupmoshat U13 dhe U14 të Liverpoolit.

I lindur në Honduras, Figueroa nuk është futbollisti i parë në familjen e tij. Ai në fakt është djali i ish-mbrojtësit të Ligës Premier, Maynor Figueroa, i cili ka gëzuar një karrierë të respektueshme në Angli duke u paraqitur për Wiganin.

Figueroa Sr. Ka bërë 179 paraqitje në Ligën Premier për Wiganin mes viteve 2008 dhe 2015, ndërsa Figueroa Jr, do të shpresojë që të shkojë në hapat e babait të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat