Lojtari i ndeshjes në të dy takimet ndaj PSG-së

Futboll

Lojtari i ndeshjes në të dy takimet ndaj PSG-së

Më: 8 maj 2024 Në ora: 00:03
Mats Hummels

Mats Hummels ka qenë protagonisti absolut i kualifikimit të Borusia Dortmund në finalen e Ligës ë Kampioneve.

Qendërmbrojtësi gjerman, u tregua një lider i vërtetë në të dy sfidat ndaj PSG për të ndihmuar ekipin e tij që të siguronte kualifikimin në finalen e “Uemblit”.

Një paraqitje që në ndeshjen e dytë ai e kurorëzoi me golin e fitores 1-0 në Paris dhe që i dha edhe vlerësimin si “Lojtari i ndeshjes” nga paneli i UEFA-s për këtë takim që është historik për mbrojtësin, pasi ai arriti të shkonte për herë të dytë në karrierën e tij në finalen e një turneu të tillë.

Si për ironi të fatit, mbrojtësi ishte vlerësuar me të njëjtin çmim edhe në ndeshjen parë që skuadra e tij fitoi me shifrat 1-0 në Dortmund, duke u bërë protagonisti absolut i ecurisë fantastike të skuadrës së tij që kundër çdo parashikimi arriti në finalen e madhe..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat