Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

Futboll

Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

Më: 19 maj 2024 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Një raport bombë ka dalur në 24 orët e fundit në Spanjë, ku citohet së një nga ekipet e La Ligas dyshohet se ka trukuar një ndeshje.

Ka qenë ekipi i Rayo Vallecanos që ka hedhur një akuzë kaq të rëndë dhe kanë marrë hapat e nevojshëm duke e denoncuar rastin në organet kompetente.

Siç është raportuar nga mediumi Mundo Deportivo, Rayo ka denoncuar se ndeshja për të cilën ata dyshojnë se ka qenë e trukuar është Sevilla-Cadiz që u zhvillua në mesjavë.

Në këtë ndeshja fituan mysafirët falë një goli të shënuar nga Sergi Guardiola në minutën e 96-të të takimit.

Raporti shton më tutje se natyra e fitores së Cadizit, e cila i ka mbajtur ata në garë për të evituar rënien nga elita, ka ngritur dyshime tek krerët e La Ligas.

Informacioni që është zbuluar është se një lojtar ka ndezur alarmin 48 orë para ndeshjes duke treguar se ndeshja që do të zhvillohej në ‘Ramon Sanchez-Pizjuan’ është e trukuar.

Rayo Vallecano është në mesin e ekipeve që po luftojnë për mbijetesë në La Liga, dhe për këtë arsye ata duan të jenë të sigurt se gjithçka ka qenë në rregull dhe për këtë arsye e kanë raportuar rastin në autoritetet relevante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat