Ka “provën” e vërtetë në “Air Albania”

Futboll

Ka “provën” e vërtetë në “Air Albania”

Më: 19 maj 2024 Në ora: 12:34
Thomas Brdariç

Thomas Brdariç do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit për Vllazninë. Shkodranëet do të duelojnë ditën e sotme në “Air Albania” kundër Egnatias, sfidë e vlefshme për gjysmëfinalen e “Final – Four”.

Trajneri kroato-gjerman deri tani ka luajtur 4 ndeshje me kuqezblutë. Debutoi më fitore në Rrogozhinë, teksa mposhti 1-0 Egnatian, ndërsa fitoi po me Dinamon dhe u ndal në barazim nga Tirana në Klasiken e Shqipërisë. Në sfidën e 4 u mposht nga Skënderbeu me shifrat 5-1.

Ndeshjet e zhvilluara deri tani kanë patur një specifikë tjetër, teksa e sotmja mund të kosiderohet si “prova” e vërtetë e skuadrës së Brdaric. Shkodranët hyjnë në fushë për të kërkuar vetëm fitoren, pasi çdo rezultat tjetër do t’i skualifikonte nga gara dhe në këto kushte do të shikohet se sa do iua dalë Bradriç të menaxhojë një ndeshje të me një rëndësi të madhe.

Sigurisht që fitorja ndaj Egnatias në kampionat e motivon, por në “Air Albania” luhet një tjetër sfidë dhe rrogozhinasit kërkojnë finalen e madhe për të tentuar titullin dhe asgjë nuk do të jetë njësoj si dueli i parë mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat