Arteta: Ëndrra është ende gjallë

Futboll

Arteta: Ëndrra është ende gjallë

Më: 19 maj 2024 Në ora: 12:41
Mikel Arteta

Mikel Arteta be son. Ka një javë që thotë se ka një parandjenjë se Arsenali do të shpallet kampion të dielën pas 20 vitesh, ndonëse është gjithçka në dorën e rivalëve të Mançester Sitit që kryesojnë +2 pikë në javën e fundit.

“E vetmja gjë që kemi diskutuar për të dielën është t’i japim vetes mundësinë për të jetuar një ditë të bukur.

Ëndrra është ende e gjallë, sepse është futboll. Ne duhet të luajmë si çdo javë dhe të kuptojmë se, që ëndrra të bëhet realitet, ne duhet të fitojmë dhe pastaj të shpresojmë që Uest Hemi do të na ndihmojë.

Çfarëdo që të ndodhë, do të jetë emocionale atë ditë”. Por sido që të shkojnë rezultatet në javën e fundit, tekniku spanjoll thotë:

“Nuk mund të mendoj kështu! Duhet të mendoj se do ta fitojmë ndeshjen dhe pastaj shpresoj se do të ndodhë diçka e bukur. Ka shpresë në skuadër.

Do të jetë dita e fundit e sezonit dhe ne po luajmë për trofeun e Premier Ligës. Nuk e kemi fituar kurrë në ‘Emirates’, kështu që po, ne do të duhet të jemi shumë optimistë. Ne duhet të bëjmë detyrat tona dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë. Thjesht duhet të përqendrohemi në atë që duhet të bëjmë”. Trajneri i Arsenalit, u pyet nëse ai do të ketë dikë që do të monitorojë rezultatin e “qytetarëve” në “Etihad”: “

Do të ketë 60,000 tifozë, staf dhe ndihmës trajnerë në telefonat e tyre, kështu që mendoj se do të mjaftojë! Do të jetë ndryshe, por ju vetëm duhet të përqendroheni në atë që duhet të bëni”. Në fund, ai iu rikthye edhe njëherë madhështisë së javës së fundit:

“Është një nga javët më të mëdha për shumë prej nesh. Tani është momenti më i rëndësishëm. Ne jemi të emocionuar dhe mezi presim të dielën. Jemi shumë optimistë për sa i përket rezultatit. Shpresa është atje. Ne duhet të bëjmë punën tonë sepse Evertoni do të jetë i vështirë. Ne duhet të dëshmojmë përsëri se mund të jemi më të mirë se kundërshtari. Pastaj duhet të urojmë që Uest Hemi të ketë një ditë vërtet të mirë dhe të na ndihmojë të përmbushim ëndrrën tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat