Real i frikshëm

Futboll

Real i frikshëm

Më: 19 maj 2024 Në ora: 13:05
Marcelino

Reali i Madridit luan në Villareal takimin e javës së parafundit në La Liga. “Los Blancos” fituan kampionatin spanjoll për herë të 36-të në histori.

Trajneri i “nëndetëses së verdhë”, Marcelino ka vetëm fjalë të mira për kundërshtarët dhe homologun Carlo Ancelotti.

“Çfarë sezoni nga ana e Realit…

Ata janë përballur me dëmtime të rënda, por pavarësisht një gjëje të tillë e kanë mbajtur portën të paprekur në 20 takime.

Reali është skuadra që ka pësuar më pak dhe ka shënuar më shumë se të tjerët gjatë këtij sezoni në La Liga.

Kjo konfirmon punën fantastike që kanë bërë lojtarët dhe stafi teknik”, deklaroi 58-vjeçari spanjoll, një teknik me eksperiencë të madhe.

83 gola numërojnë kampionët e Spanjës gjatë këtij edicioni, ndërkohë që kanë pësuar vetëm 22 gola në 36 sfida të zhvilluara në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat