Rabiot është gati të qëndrojë tek Juventusi

Futboll

Rabiot është gati të qëndrojë tek Juventusi

Më: 19 maj 2024 Në ora: 16:27
Rabiot

Pavarësisht largimit të Allegri-t nga Juventus, Adrien Rabiot duket se është i gatshëm të qëndrojë në Torino.

Francezi, kontrata e të cilit skadon në qershor, duket se do t’i japë përparësi bardhezinjve me kusht që trajneri i ri i ekipit të jetë Thiago Motta, me të cilin ka një marrëdhënie shumë të mirë që në kohën e PSG-së.

Shumë shpejt do të zhvillohet një takim mes Giuntoli-t dhe mamasë-menaxhere të mesfushorit.

Për Rabiot interesohet Bayern Munich dhe disa klube të Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat