Jashari e Salihu vendimtar, gol dhe asistime

Futboll

Jashari e Salihu vendimtar, gol dhe asistime

Më: 19 maj 2024 Në ora: 16:58
Hajdin Salihu dhe Muharrem Jashari

Hajdin Salihu dhe Muharrem Jashari sërish kanë qenë vendimtar për skuadrën e tyre LNZ Cherkasy.

Skuadra vjollcë ka fituar me rikthim 2-1 ndaj Zorya Luhansk dhe dyshja kosovare kanë qenë vendimtarë.

Golin e barazimit e realizoi Hajdin Salihu me topin që ishte duke u futur në gol nga korneri i ekzekutuar i Muharrem Jasharit.

Salihu vetëm preku topin me kokë për ta dërguar në rrjetë për 1-1.

Ndërkohë në minutën e 86-të, Salihu sërish doli në skenë duke goditur me kokë dhe topin duke u futur në rrjetë e preku bashkëlojtari i tij Oliynyk për 2-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat