PSG feston titullin me fitore

Futboll

PSG feston titullin me fitore

Më: 19 maj 2024 Në ora: 23:06
PSG

Skuadra e PSG-së ka festuar titullin me fitore në udhëtim, duke e mundur me rezultat 2:0 Metz-in, në takimin e javës së 34-të të Kampionatit të Francës.

Metz mbetet në barazh, pasi është në vend të 16-të me 29 pikë. 

Soler (7'), Lee Kang-In (12') shënuan për fitoren e PSG-së.

PSG është kampion me 74 pikë e ka lënë pas Monacon me 67 sosh.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat