​Uji nuk mund të konsumohet në Brekoc dhe Gërqinë të Gjakovës

Gjakova

​Uji nuk mund të konsumohet në Brekoc dhe Gërqinë të Gjakovës

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar se për shkak të reshjeve të shiut, konsumatorët të cilët furnizohen nga Stacioni i Pompave-Brekoc, si dhe Gërqinë, ku banorët furnizohen me ujë të pijes nga uji burimor, sot pas verifikimit të gjendjes nga ekipet e KRU “Gjakova”, është konstatuar se turbullira e ujit është e ngritur.

KRU “Gjakova” sugjeron konsumatorët në vendbanimet Brekoc dhe Gërqinë që ujin ta përdorin vetëm për pastrim.

Deri në lajmërimin tjetër.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat