​Lagjet 28 e 29, Sllatina e Bardhi i Madh bëhen për herë të parë me ujësjellës

Kosova

​Lagjet 28 e 29, Sllatina e Bardhi i Madh bëhen për herë të parë me ujësjellës

Më: 26 prill 2024 Në ora: 19:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Lagjet 28 dhe 29, fshatrat Sllatinë e Bardh i Madh po bëhen për herë të parë me rrjet të ujësjellësit.

Ministri i Administratës së Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi së bashku me zyrtarë nga KRU Prishtina realizuan sot një vizitë për të parë nga afër punimet, si dhe biseduan me banorët e lagjeve 28 dhe 29 në Fushë Kosovë.

“Uji ishte premtim i yni për të cilin u zotuam dhe të cilin po e realizojmë duke u angazhuar me dinamik të shpejt dhe intensitet të lartë, duke i dhënë fund politikave përjashtuese të qeverive të kaluara për këto lagje”, ka thënë ministri Krasniqi.

Ai ka bërë të ditur se 680 kyçje do të realizohen në rrjetin e ujësjellësit në këto dy lagje, ndërsa shuma e investimeve kap vlerën rreth tre milionë euro.

“25 për qind e rrjetit të ujësjellësit është shtruar në të dy lagjet gjersa punimet janë duke u realizuar me intensitet të lartë dhe deri në fund të vitit parashihet të përfundojë projekti në tërësi. Në kryerjen e këtyre punimeve jam i kënaqur pasi janë angazhuar edhe punëtorë nga pjesëtarë të komuniteteve, të cilët jetojnë në këto lagje. Barazi dhe dinjitet, në çdo ditë e secilin aktivitet, duke i dhënë fund praktikave diskriminuese dhe politikave përjashtuese”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat