“Kurdo që je vetë, kom me t’marrë”/ Detaje nga sulmi seksual ndaj 12-vjeçares në Gjakovë, i dyshuari e ka ngacmuar disa herë

Kronikë e zezë

“Kurdo që je vetë, kom me t’marrë”/ Detaje nga sulmi seksual ndaj 12-vjeçares në Gjakovë, i dyshuari e ka ngacmuar disa herë

Më: 6 janar 2024 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Media mbrëmë raportoi për një rast të rëndë që ka ndodhur në Gjakovë, ku një vajzë e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur për të. I dyshuari ende nuk është identifikuar dhe i njëjti është në arrati.

Media ka mësuar detaje të reja nga ngjarja, ku bazuar në dëshminë e babait të 12-vjeçares i cili ka denoncuar rastin, i dyshuari e kishte shqetësuar vajzën edhe disa herë të tjera.

Rasti i fundit i frikshëm dyshohet të ketë ndodhur në kohën kur e mitura po kthehej nga shkolla e që i dyshuari i maskuar e ka sulmuar dhe i njëjti e ka ‘paralajmëruar’ se do ta marrë kurdo që është vetëm në rrugë.

Në kuadër të veprimeve hetimore, është marrë edhe dëshmia e viktimës, e cila ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen e rëndë me të cilën është përballur.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarit dhe që çojnë në kapjen e tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Sulm seksual’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat