Ndodh edhe kjo: Gjilanasi e detyron gruan të zhvishet dhe të qëndrojë lakuriq para fëmijës pas një konflikti

Kronikë e zezë

Ndodh edhe kjo: Gjilanasi e detyron gruan të zhvishet dhe të qëndrojë lakuriq para fëmijës pas një konflikti

Më: 7 maj 2024 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i tillë, por jo fort i zakontë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Gjilan, ku viktimë është një grua e cila e ka denoncuar bashkëshortin e saj.

Mësohet se viktima ka deklaruar se burri është kapur me të pas një konflikti që kanë pasur për të holla dhe më pas ka eskaluar duke e detyruar të zhvishet.

Për të mos mbaruar me kaq, të njëjtat burime kanë bërë me dije se i dyshuari edhe e ka detyruar viktimën që të qëndrojë lakuriq para fëmijës së tyre, duke ia përmendur edhe dëbimin nga shtëpia.

Përballë kësaj situate, viktima ka kërkuar ndihmë në Polici, ku ka rrëfyer detajet e asaj që kishte ndodhur.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit dhe inicimi i rastit nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat