OKB i dhuron QKUK-ës 38 mijë maska dhe 15 mijë rroba mbrojtëse

Lajme

OKB i dhuron QKUK-ës 38 mijë maska dhe 15 mijë rroba mbrojtëse

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 14:31
OKB i dhuron QKUK-ës 38 mijë maska dhe 15 mijë rroba mbrojtëse

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se Qendra Klinike Universitare ka pranuar një donacion nga zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve.

Sipas Zemajt, ky donacion përmban 38 mijë maska dhe 15 mijë e 500 rroba mbrojtëse e që është blerje përmes projektit “Ndihma për mbrojtjen/trajtimin e COVID-19 në Kosovë” , të financuar nga Ambasada e Holandës në Prishtinë.

“Shtetet, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet e huaja në vendin tonë, në vazhdimësi po e ndihmojnë vendin tonë për menaxhimin e Pandemisë.

Jemi falënderues për secilën ndihmë dhe përkrahje. Qytetarët me disiplinë por edhe me institucionet për zbatimin e masave dhe mbikëqyrjes, do të arrijmë sukses, andaj ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë”, shkroi ndër të tjera Zemaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat