“Enciklopedia imagjinare” – Autori i librit thotë se frymëzua në kohën sa ishte në Burgun e Nishit

Lajme

“Enciklopedia imagjinare” – Autori i librit thotë se frymëzua në kohën sa ishte në Burgun e Nishit

Më: 7 maj 2024 Në ora: 12:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Frymëzimi për ta shkruar librin “Enciklopedia imagjinare” ishte qëndrimi në burgun e Nishit. Kështu e nis rrëfimin e tij autori njëherësh profesor universitar, Bajram Kosumi.

Në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, të martën u mbajt takim me autorin, ku theks të veçantë i dha përmbajtjes së librit.

“Idenë e librit e kam krijuar në qelitë e burgut. Provoja me zbulu një model të ri të shkrimit, kur ti e përdor një fjalë, me kusht që lexuesi me i kuptu shumë fjalë tjera. Kjo është e pamundshme, por për mua ia ka vlejte tendenca me provu dhe me e zbulu për të cilën kam provu me i vendos pak më shume së 500 fjalë, që besoj e paraqesin në mënyrë të përkryer shpirtin e një njeriut dhe të shqiptarit pastaj edhe shpirtin e ballkanasve”, tha Kosumi.

Ai tha se synimi i tij ka qenë me përmbledh qëllimin e një njeriut në një libër.

“Kam menduar se kjo vepër do krijoj një fotografi për kompliksitetin e vetë, enciklopedia dallohet nga pjesë tjerë sepse ka qëllimin e saj. Synimi im ka qenë me përmbledh qëllimin e një njeriut në një libër”, tha Kosumi.

Ndërsa, sa i përket asaj së pse libri quhet edhe postroman, profesori tha se ka elemente të romanit, të tregimit, andaj ai e ka lidhur edhe me kohën e kaluar dhe të sotmen.

Enciklopedia nuk është roman as antiroman. Ka elemente të romanit të tregimit, ka elemente të eseve, ka një kompleksitet të diskurseve dhe zhanreve, por në sfond ndërlidhen, unë e kam përdorur termin postroman që ndërlidhet me postmodernen”, tha prof Kosumi.

I njëjti, tha se qëndrimi në burg i shkëput të burgosurit nga realiteti, dhe ajo që ata lidhen me të është letërsia, e që e njëjta gjë i ka ndodhur edhe autorit e me ç’rast nga eksperienca gjatë qëndrimit në burg sot e ka inspiruar në botimin e këtij libri.

Në burgje, pa përjashtim kur nuk je në vetmi, unë shkruaja poezi për të cilat e dije se pas tre katër muajve do me i marrin dhe i zhdukin. Por, prapë mendoja se do gjeja formën e mbijetesës. Kjo është ajo që kam mësuar se gjithçka mund të zhduket përveç fjalës”, tha profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat