Vuçiq në 'qiell të shtatë' për vizitën e presidentit kinez, flet për Kosovën

Lajme

Vuçiq në 'qiell të shtatë' për vizitën e presidentit kinez, flet për Kosovën

Më: 7 maj 2024 Në ora: 16:04
Alekandër Vuçiç dhe Xi Jiping

Presidenti kinez, Xi Jinping, po viziton Serbinë, vizita e dyta në më pak se 10 vjet. 

Në Pekin, vizita në Serbi u përshkrua si forcim shtesë i “miqësisë së çeliktë” mes dy vendeve, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e quajti Xinë “mik të madh” të Serbisë. Në një intervistë për mediat kineze, Vuçiç tha se vizita do të sjellë përfitime për të dy popujt.

“Vizita ka një rëndësi të madhe për Serbinë në çdo kuptim. Nderi që ai po i bën vendit tonë me ardhjen e tij është i pamatshëm për të gjithë ne, veçanërisht duke marrë parasysh planet e Serbisë për një përshpejtim të zhvillimit të përgjithshëm, si dhe të kontekstit gjeopolitik global”, tha Vuçiç.

Ekspertët vlerësojnë se vizita e presidentit kinez në Serbi, përveç aspektit ekonomik dhe tregtar, dërgon edhe një mesazh politik se Serbia ka alternativa dhe se përpiqet të punojë për thellimin e bashkëpunimit me aktorë jashtë Perëndimit.

Kina pritet të rikonfirmojë mbështetjen për integritetin territorial të Serbisë dhe qëndrimit të saj për Kosovën.   

Duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira mes Rusisë dhe Kinës si dhe mbështetjen që Kina i jep Serbisë në raport me Kosovën, nuk është për t'u habitur që fjalët e përdorura nga Aleksandar Vuçiq për të shënuar ardhjen e presidentit kinez pak ditë më parë - Tajvan është Kina.

Kujtojmë se presidenti kinez vjen në Beograd gjashtë muaj pas qëndrimit të Vuçiçit në Pekin, kur u nënshkrua marrëveshja për tregti të lirë ndërmjet Serbisë dhe Kinës , e cila duhet të hyjë në fuqi në korrik.

Sipas interpretimeve të marrëdhënieve mes dy vendeve, fakti që presidenti kinez vjen në ditën kur NATO bombardoi ambasadën kineze në Beograd, ai dëshiron të dërgojë një mesazh se marrëdhëniet e atij vendi me Perëndimin nuk janë në një nivel të mirë fare.

Vuk Vuksanoviq, studiues i lartë në Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë, thotë për Radion Europa e Lirë se Serbia, me këtë vizitë, po pozicionohet edhe krah Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat