Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Maqedonia

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Më: 6 maj 2024 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Me rastin e shënimit të 7 majit – Ditës së Policisë, nesër në një pjesë të Shkupit do të zbatohet regjim i veçantë i komunikacionit.

Bulevardi KAÇKM në “Novo Lisiçe” të Shkupit, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), nesër nga ora 08:00 deri në orën 18:00 do të jetë i mbyllur për qarkullim.

Bulevardi do të mbyllet në shtrirjen nga kryqëzimi me bulevardin “Srbija” deri në kryqëzimin me bulevardin “Fushatat e shkurtit”.

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Shkup apelon tek të gjithë shfrytëzuesit e rrugës që t’u binden urdhrave të dhëna nga zyrtarët policorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat