Kim u përgjigjet zërave për një romancë me Tom Brady

Mediale Vip

Kim u përgjigjet zërave për një romancë me Tom Brady

Më: 6 maj 2024 Në ora: 18:48
Kim Kardashian

Kim Kardashian u shfaq në show-n e Netflix “Greatest Roast of All Time: Tom Brady” këtë të diel, madje në skenë edhe pasi drejtuesi i emisionit e talli në mënyrën e tij mbështetur nga publiku.

“Kam ardhur këtu për Tom. Nuk do vija në fakt, por meqë nuk kam ardhur si e dashura e Tom, të paktën të përpiqem të dal nga këtu si e dashura e tij. Meqë po flasim për këtë temë. Nuk do ua them kurrë nëse unë dhe Tom kemi dalë. Por vetëm do publikoj videon”, deklaroi Kim duke iu referuar videos skandal të seksit që u publikua në 2007-ën.

Më tej, Kim thotë se sido të jetë situta mes saj dhe Tom, lidhja nuk do funksiononte kurrë se ai është shumë seksi dhe ka tipare si të babait të saj (për personin që e rriti, Caitlyn Jenner, që sot është grua).

Gjatë mbrëmjes, Tom bëri disa herë batuta për Kim, duke u tallur edhe me martesën e saj dhe Kanye: “Kim kishte shumë frikë të vinte këtu sonte sepse fëmijët e saj janë në shtëpi me të atin”.

Me këtë dalje, Kim i hodhi poshtë lajmet se është në një lidhje të re, të paktën për Tom.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat