Maya rrëfen historinë e trishtë: ‘Kur erdhi në jetë im bir, ishte si gëzim në mes të dhimbjes’

Mediale Vip

Maya rrëfen historinë e trishtë: ‘Kur erdhi në jetë im bir, ishte si gëzim në mes të dhimbjes’

Më: 6 maj 2024 Në ora: 21:39
Maya Aliçkaj

Maya ka rrëfyer një ngjarje mjaft të trishtë.

Para se të këndonte këngën ‘Lisi me degë’, ndau historinë pas saj.

Ajo u shpreh se nuk u bë nënë në moshën më optimale biologjike, kur kishte aq shumë dëshirë të bënte për fëmijë.

Ëndrra iu bë realitet, atëherë kur humbi tre anëtarë të familjes.

Shumë vite nuk po kishim rezultat me ardhjen e fëmijës në jetë dhe dikur, pas një tragjedie në familjen time, iku nëna, babai në moshë pak a shumë jo të duhur... të duhur, prindi s’është kurrë në moshën e duhur, por na iku vëllai i vetëm, papritur, pa kujtuar, pas ikjes së prindërve. Në këtë kohë unë po merresha me këtë pjesën e dëshirës së madhe për të sjellë një fëmijë në jetë dhe kur ndodhën këto gjërat, thashë lëre, e kishte shkruar Zoti që të mos ndodhë, s’bëra fëmijë, punë e madhe, kemi plot, familje e madhe. Pas këtyre, se s’dua të flas shumë për këtë pjesën, më rrëmben shumë emocionalisht dhe nuk ka dhimbje që ikën, thjesht mësohemi me të. Bëj fëmijën, djalin një ditë pas humbjes së vëllait dhe të prindërve. Edhe erdhi, ashtu e kishte shkruar Zoti që të lindte ai fëmijë.

Gjithashtu, shpjegoi disa prej vargjeve të këngës.

‘T’u bëfsha kurban se më ngjave me babanë’ sepse ngjante shumë me babanë dhe vëllain.

‘Yjet lart në qiell’ ishin njerëzit e familjes time që nuk ishin më aty.

‘Dhe 100 biro’ ishin urimet e vëllait, nënës dhe babait se ishin shumë të kënaqur nga unë, u gëzuan që u bëra emër i fortë, si çdo prind për fëmijën.

‘Bilbilat ia nisën këngës’, bilbilat ishin prapë familja ime që këndonin shumë bukur.

Ajo e përshkruan ardhjen në jetë të të birit, Jonas, si gëzim në mes të dhimbjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat