Julia Ilirjani dhe Ilnisa Agolli sjellin projektin më të ri në Top Channel, aktorja tregon detaje

Mediale Vip

Julia Ilirjani dhe Ilnisa Agolli sjellin projektin më të ri në Top Channel, aktorja tregon detaje

Më: 6 maj 2024 Në ora: 22:17
Julia Ilirjani dhe Ilnisa Agolli

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Julia Ilirjani, ish banorja tregoi disa detaje në karrierën e saj.

E pyetur nga Elona Duro dhe Eni Shehu se së fundmi është bashkuar me Ilnisën dhe se çfarë po përgatisin të dyja, Julia Ilirjani është përgjigjur “po”.

“Ne kemi një projekt që do ta shtrijmë më shumë sesa unë dhe Ilnisa. Do të ketë edhe aktorë të tjerë në kuptimin aktorë të projektit të gjësë. Nuk është film. Ka të bëjë me një lloj spektakli.

Se di a mund të quhet spektakël, mund të quhet show. Se di tani t’i vendos një emër, por do të jetë diçka jo në studio, jo në skenë. Duhet ta formulojmë. Por sigurisht në Top Channel, ku tjetër”, tha Julia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat