Roboti-mjek që bën testime për të dyshuarit me Covid, paralajmëron edhe personat pa maskë

Shkencë & Teknologji

Roboti-mjek që bën testime për të dyshuarit me Covid, paralajmëron edhe personat pa maskë

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 19:17
Roboti i quajtur Cira-03

Kush e kishte menduar që një robot do të bënte testimet e personave të dyshuar me Covid-19.

Këtë e ka bërë të mundur një shpikës në Egjipt, i cili ka krijuar një robot me telekomandë për të kryer testimet për Covid-19.

Roboti mund të fusë tamponin në gojën e një pacienti.

Mahmoud el-Komy, i cili ka nisur të testojë robotin në një spital në  Kajro, thotë se ai mund të masë gjithashtu temperaturën e pacientëve dhe t’i paralajmërojë ata nëse janë pa maskë.

Roboti i quajtur Cira-03, mund të ndihmojë në kufizimin e ekspozimit ndaj infeksionit dhe parandalimin e përhapjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat