Manastirliu: Skenarët në varësi të vaksinës që do vijë në Shqipëri dhe rimbursimi i barnave në banesë

Shqipëria

Manastirliu: Skenarët në varësi të vaksinës që do vijë në Shqipëri dhe rimbursimi i barnave në banesë

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 10:40
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu u shpreh sot se vazhdon vaksinimi falas kundër gripit i grupeve në riks në të gjitha qendrat shëndetësore, duke e konsideruar këtë një ushtrim të mirë në pritje të ardhjes së vaksinës anti-covid.

Gjatë Gjatë vizitës në qendrën shëndetësore nr. 2 në Tiranë dhe bashkëbisedimit me mjekët, ministrja shtoi se në varësi edhe të llojit të vaksinës që do të vijë kemi gati edhe skenarët për çdo vaksinë.

“Vaksinimi kundër gripit në një sasi kaq të madhe për një periudhë të shkurtër kohore, ku po vaksinojmë 368 mijë qytetarë, është sigurisht një ushtrim parapërgatitës edhe për sa i përket vaksinës së Covid19”.

“Sigurisht në momentin që ajo do të vijë në Shqipëri, do të garantojë gjithashtu edhe sigurinë edhe efektivitetin. Dhe padyshim në varësi edhe të llojit të vaksinës që do të vijë kemi gati edhe skenarët për çdo vaksinë sipas llojit dhe karakteristikave që ajo ka”, tha Manastirliu.

Në lidhje me rimbursimin e barnave në banesë, ministrja shpjegoi procesin, duke thënë se financohet 100 për qind nga shteti.

“Rimbursimi i barnave në banesë është mundësuar me financimin 100% nga shteti për të gjithë qytetarët e diagnostikuar me COVID19, qofshin të siguruar ose jo, për format e lehta dhe të moderuara të sëmundjes. Rimbursimi kryhet nga mjeku i familjes, përmes sistemit elektronik”.

“Qytetarët që nuk e kanë lidhjen me mjekun e familjes, mund të njihen duke telefonuar në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 të vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë”, u shpreh ministrja Ogerta Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat