Vizita e Ramës në Athinë, ekspertët mbi debatin për datën e zgjedhur: S’mund të hedhësh më shumë zjarr në problematikat mes dy vendeve

Shqipëria

Vizita e Ramës në Athinë, ekspertët mbi debatin për datën e zgjedhur: S’mund të hedhësh më shumë zjarr në problematikat mes dy vendeve

Më: 7 maj 2024 Në ora: 14:55
Pamje nga diskutimi

Më 12 maj kryeministri Edi Rama do të vizitojë Athinën ku do të zhvillojë takime me bashkëatdhetarë.

Mbi këtë rast të ftuar në rubrikën “Opinion” kanë qenë sot analisti, Ben Andoni, analisti Panajot Barka dhe gazetarja Ira Londo.

Pjesë nga diskutimi:

Ben Andoni: Rama po mundohet të shmangë vëmendjen nga problemet e vendit. Turi është i tepruar sepse diaspora kërkon përgjigje për probleme esenciale.

Remitancat e tyre janë shpesh baraz me investimet që bëhen në lokalitetet.

Data e zgjedhur duke te papërshtatshme sepse Greqia është në valën e zgjedhjeve dhe paçka problematikave në marrëdhëniet mes dy shteteve, nuk mund të hedhësh më shumë zjarr në problematikat që po i kalon në ngërç problemet tona.

Ira Londo: Mediat e kanë cilësuar si provokim.

Panajot Barka: Kalimi i politikës nga të qenit zyrtare mes qeverive në nivel mediatik. Kjo ndikon dhe bëhet një abuzim me opinionin publik. Një nga sfidat e Ramës në këtë vizitë është si do të shkojë vizita. Si do shihet në median greke dhe lidhja me çështjen Beleri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat