Aksion policor në Tepelenë/ Zbulohen një “shtëpi bari” dhe pajisje për prodhim kriptovalutash, shoqërohen 4 persona

Shqipëria

Aksion policor në Tepelenë/ Zbulohen një “shtëpi bari” dhe pajisje për prodhim kriptovalutash, shoqërohen 4 persona

Më: 7 maj 2024 Në ora: 19:05
Policia

Policia e Tepelenës ka ndërmarrë ditën e sotme një aksion në zonën e Kurveleshit pas disa informacioneve për prezencë të bimëve narkotike.

Mësohet se autoritetet kanë zbuluar një ambient të mbyllur ku ishin isntaluar drita për rritjen e kanabisit si edhe sende të tjera të përshtatura për rritjen e bimëve.

Raportohet se deri më tani janë zbuluar më shumë se 230 rrënjë kanabisi, ndërsa policia ka shoqëruar në Komisariatin e Tepelenës 4 persona.

Një prej tyre dyshohet se është drejtuesi i veprimtarisë së paligjshme, ndërsa autorietetet vijojnë aksionin për verifikimin e personave të tjerë.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të policisë në një tjetër banesë në Tepelenë janë zbuluar edhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Policia ka evidentuar faktin se në këto tri mjedise ka patur mbifaturim të energjisë elektrike çka ka nxitur dyshimet për përdorimin e tyre për veprimtari të jashtëligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat