Zyla: Propozimi i Ramës, jo për të kontrolluar punën e SPAK. Teliti: Është paralajmërim për Xibrakën

Shqipëria

Zyla: Propozimi i Ramës, jo për të kontrolluar punën e SPAK. Teliti: Është paralajmërim për Xibrakën

Më: 7 maj 2024 Në ora: 22:36
Pjese nga debati

Duke komentuar zhvillimet dhe deklaratat e kryeministrit Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të PS, analisti Julian Zyla u shpreh në studion e emisionit “Open” se propozimi i sotëm i kreut të qeverisë nuk nënkupton se do të kontrollohet puna e SPAK ose çështje konkrete të prokurorisë.

Nga ana tjetër anëtari i Këshillit Bashkiak Dorian Teliti u shpreh se ky është një paralajmërim për çështjen e Xibrakës, ku është përmendur gjerësisht nga opozita emri i vëllait të kryeministrit.

Ai ka këmbëngulur më tej duke thënë më tej se ish-kryeministri Sali Berisha po mbahet nën arrest pa prova kundër tij, por Zyla ka argumentuar se kjo nuk ishte masa paraprake e sigurisë për Berishën nga SPAK.

 Pjesë nga diskutimi:

Zyla: Për sa kohë propozimi i sotëm bëhej në funksion të integrimit në BE, kjo nuk nënkupton që do kontrollohet puna e SPAK-ut. Nuk po bëhet koment që komisioni do vërë para përgjegjësisë SPAK.

Teliti: Është paralajmërim për Xibrakën, ti e di shumë mirë.

Zyla: Nuk kam ndërmend të bëj politikë nëpër studio. Është forca juaj që shpeshherë kur bëhet fjalë për eksponentë të PS ata kanë të drejtë, për të opozitës nuk kanë. Kur vjen puna te lideri i opozitës…

Teliti: A ka prova për të? Ke jetuar jashtë ti zotëri?

Zyla: Kam jetuar

Teliti: Unë kam jetuar për shumë vite, edhe atje ka pasur probleme të drejtësisë, por kurrë nuk diskutohej të mbahej nëj person nën arrest pa prova. Absolutisht jo!

Zyla: E mban mend, ti e di mirë që masa e sigurisë për Berishën nuk ishte kjo, SPAK nuk e futi në burg

Teliti: Është pa prova more, nuk ka prova. A mund të futet në arrest një person pa provë?

Zyla: Nuk ka kundërshti sepse mund të reformosh disa elementë të sistemit pa u futur në punën e një institucioni. Ajo që Rama thotë shpesh dhe PS është se nuk i futen çështjeve konkrete të SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat