Vrasja e policit në Fier, Artan Hoxha: Ngjarje tepër e rëndë për sigurinë!

Shqipëria

Vrasja e policit në Fier, Artan Hoxha: Ngjarje tepër e rëndë për sigurinë!

Më: 18 maj 2024 Në ora: 18:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 komentoi vrasjen e policit Novruz Cenalia nga Azgan Mërnica në Fier.

Hoxha theksoi se ngjarja është tepër e rëndë dhe ngre alarm për sigurinë në vendin tonë. Ai shtoi se asnjë avokat nuk mori përsipër ta mbrojë autorin Mërnica, pasi ai kishte vrarë një efektiv dhe arsyet kishin qenë krejt banale.

Ngjarja është shumë e rëndë. Fillimisht policia u gjet e papërgatitur, por më pas organizoi ceremoninë e lamutumirës për të ndjerin. Polici Nevruz Cenalia u qëllua pas shpine. Policia u godit në rrugë të madhe. Azgan Mërnica dukej që ishte mbajtur mirë, që ngjan se e kishte menduar nëse do kishte leverdi të dorëzohet apo të arratiset. Pamjet ku ai shfaqet duke qeshur nuk ishin aspak të hijshme, ndoshta besoj se nuk duhet të shfaqeshin në media. Asnjë avokat nuk e mbrojti se ka vrarë një polic dhe mbi të gjitha shkaqet e krimit janë banale”, tha Hoxha.

I pyetur për thirrjen e Ëngjëll Agaçit në SPAK, Hoxha u shpreh se ky zhvillim i rëndësishëm u la disi në hije nga mega-operacioni i SPAK.

Ëngjëll Agaçi është thirrur për inceneratorët, është njeriu që duhet të kontrollojë vendimet dhe është njeriu që plotëson kuadrin ligjor, i nis shkresat kryeministrit për të firmosur. Fatkeqësisht, paraqitjen e tij në SPAK e mbuloi operacioni dhe thirrja e tij në Strukturën e Posaçme u la disi në hije”, deklaroi Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat