​Finalisti i vitit të kaluar humb Wimbledonin

Tenis

​Finalisti i vitit të kaluar humb Wimbledonin

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Finalisti i vitit të kaluar Nick Kyrgios anuloi pjesëmarrjen e tij në Wimbledon për arsye se 28-vjeçari australian po vuan nga një dëmtim në kyçin e dorës.

Kyrgios ishte në gjendje të luante turneun e tij të parë të vitit vetëm në mes të qershorit pasi pësoi një dëmtim në gju. Në kthimin e tij në turne, ai lëndoi ligamentet në kyçin e dorës.

“Bëra të pamundurën që të jem gati pas operacionit”, tha Kyrgios.

28-vjeçari australian arriti në finalen e turneut më prestigjioz në botë vitin e kaluar dhe humbi në katër sete ndaj serbit Novak Gjokovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat