Shkëlqimi i Golden Eagle Therandës, kampion i ri i Kosovës U18 

Volejboll

Shkëlqimi i Golden Eagle Therandës, kampion i ri i Kosovës U18 

Më: 7 maj 2024 Në ora: 12:37
Golden Eagle Theranda U18

Klubi i volejbollit Golden Eagle Theranda si gjithmonë i përkushtohet punës me të rinj, për çka edhe po japin rezultate kulmore. 

Puna e madhe e trajnerit Faton Mustafa së bashku me Valon Mustafën dhe të tjerët në klub, u shpërblye me sukses. 

Golden Eagle Theranda U18 është kampion i ri i Kosovës U18. 

Image

23 ndshje po aq fitore, rekord ne këtë konkurrencë.

Dëshmi e punës, e cilësisë dhe suksesi ka qenë i pashmangshëm.

“Volejbollistët e klubit Golden Eagle Theranda, janë shpallur kampionë të garës së grupmoshës U18.

GE Theranda në finalen e madhe e mposhti KV Skënderbeun 3:0 në sete, 25:17; 25:11 dhe 25:14.

Garat finale të të dyja grupmoshave, u zhvilluan në palestrën e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS).

Trofeun e kampionit e dorëzoi presidenti i FVK-së, medaljet e arta u ndanë nga sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi, si dhe ish-kryetari i FVK-së m, Xhavit Mustafa, kurse të argjendtat nga Ilir Dedushi, anëtar i kryesisë së KV Skënderbeu.

FVK e përgëzon KV Golden Eagle Theranda për suksesin e arritur:, njofton FVK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat