ISIS mund të godasë Shqipërinë dhe Kosovën? Përgjigjet eksperti i sigurisë

Lajme

ISIS mund të godasë Shqipërinë dhe Kosovën? Përgjigjet eksperti i sigurisë

Më: 26 prill 2024 Në ora: 19:15
Dritan Goxhaj.

Një video-propagandistike, e publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ka përfshire në mesin e 60 flamujve edhe atë të Shqipërisë dhe Kosovës. Të gjithë këto vende kërcënohen me mbishkrimin se “Janë armiqtë e shtetit që duhen goditur”.

Një shprehje kjo e cila  ka ngjallur panik për mundësinë e goditjes nga një sulm terrorist. Lajmi është publikuar nga mediat e huaja sipas te cilave ai ka bërë që të shtohen shqetësimet dhe të paralajmërohet mundësia e rikthimit të kontrolleve kufitare.

Për të folur për këtë ishte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, eksperti i sigurisë Dritan Goxhaj. Ai tha se vigjilenca nuk duhet të ulet kurrë, por shtoi se nuk beson se Shqipëria apo Kosova do të përballen me sulme të tilla.

“Te ne besoj se nuk do praktikohet, pasi edhe numri i refugjatëve te ne janë brenda pikave të kontrollit, nuk ka refugjatë që lëvizin të pakontrolluar. Ndaj unë besoj se për ne dhe për Kosovën nuk ka ndonjë rrezik të lartë.

Natyrisht duhet mbajtur vigjilenca, organet e rendit dhe të sigurisë duhet të jenë gjatë gjithë kohës vigjilentë, por nuk besoj se do ketë ndonjë sulm. Mos harrojmë, në datë 9 të këtij muaji, ISIS-i kërcënoi Spanjën dhe Anglinë duke thënë se do sulmojë stadiumet, unë besoj se atje do përqendrohen sulmet. Pjesë tjetër është për të treguar që ata janë sërish aktiv”,-tha Dritan Goxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat